Showbiz

Kendall Jenner dhe Devin Booker zyrtarizojnë lidhjen në Instagram

Kendall Jenner dhe Devin Booker zyrtarizojnë lidhjen në Instagram
 

Ylli i modës dhe televizionit Kendall Jenner, tashmë e ka konfirmuar lidhjen me të dashurin e saj, Devin Booker, përmes një postimi në Instagram.

Supermodelja 25-vjeçare Jenner, ka pothuajse një vit që është përfolur se është në lidhje me yllin e basketbollit, Devin Booker, dhe dyshja tashmë ishte spikatur në shoqërinë e njëri-tjetrit disa herë, përfshirë këtu festën e ditëlindjes së 40-të të Kim Kardashian Westit në Tahiti.