Showbiz

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker konfirmojnë lidhjen e dashurisë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker konfirmojnë lidhjen e dashurisë
 

Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe muzikanti Travis Barker, ka kohë që spekulohet se janë në lidhje dashurie, pasi janë parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në publik. Por më në fund, çifti më i ri i showbizit e ka zyrtarizuar lidhjen e tyre edhe në rrjetet sociale.

Bukuroshja 41-vjeçare, Kardashian, e ka postuar një fotografi në Instagramin e saj, ku shihet duke i shtrënguar duart me daullexhinë e bendit “Blink-182”. Të njëjtën fotografi e ka ndarë edhe Barkeri në Instagramin e tij, dhe kështu kjo dyshe e konfirmoi romancën mes tyre.