Showbiz

Kanye West është në gjendje të keqe për shkak të divorcit nga Kim Kardashian

 

Sipas të gjitha gjasave, Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West janë duke shkuar drejt divorcit ndërkohë që burime të afërta me reperin i kanë thënë revistës People se ai nuk po ndihet aspak mirë për këtë.

“Kaney nuk është mirë. Ai është në ankth dhe shumë keq. Ai e ka kuptuar që martesa ka përfunduar dhe se nuk mund të bëjë më asgjë në këtë drejtim. Ai po ashtu e di se çka është duke humbur”, ka thënë burimi.