Showbiz

Mbi 130 artistë italianë heshtin në shenjë proteste në vend se të performojnë në koncert

Mbi 130 artistë italianë heshtin në shenjë proteste në vend se të performojnë në koncert
Foto: NME
 

130 artistë italianë kanë organizuar një grevë të heshtur në vend të performancës së planifikuar që do të shkonte direkt, për të rritur vetëdijen në vend për vështirësitë e industrisë së muzikës gjatë pandemisë.

Shikuesit u kyçën për ta parë performancën direkt nga grupe të ndryshme, përfshirë edhe Lacuna Coil. Megjithatë, pas pamjeve të grupeve muzikore që bënin gati instrumentet e tyre dhe bënin makijazhin, ata qëndruan komplet të heshtur në skenë.