Showbiz

Rita Ora zëvendësohet në jurinë e “The Masked Dancer”

Foto: ITV
 

Rita Ora do të zëvendësohet nga Oti Mabuse për episodet e para të “The Masked Dancer”, ka bërë të ditur ITV.

Këngëtarja 30 vjeçare nga Kosova, reputacioni i të cilës është goditur pas thyerjes së rregullave kundër COVID-19 në dy raste, është e vetmja gjyqtare e “The Masked Singer” e cila nuk do të rikthehet në episodet e reja me Jonathan Ross, Mo Gilligan, Davina McCall dhe Joel Dommett, shkruan Daily Mail.