Showbiz

Dolce & Gabbana kërkon 600 milionë dollarë nga dy blogerë amerikanë

Dolce & Gabbana kërkon 600 milionë dollarë nga dy blogerë amerikanë
Foto: AP
 

Shtëpia e famshme e modës nga Milano, Dolce & Gabbana, ka ngre padi për shpifje në një gjykatë italiane, ndërsa po kërkon mbi 600 milionë dollarë dëmshpërblim nga dy blogerë amerikanë të modës, që kanë ripostuar komentet anti-aziatike të atribuuara një dizajneri, të cilat kanë çuar te bojkoti nga konsumatorët aziatik, raporton agjencia AP.

Padia në të vërtetë është bërë në gjykatën civile në Milano në vitin 2019, por është bërë publike këtë javë, kur blogerët kanë postuar për këtë në llogarinë e tyre në Instagram, Diet Prada. Llogaria e tyre është mjaft e përcjellur në botën e modës.