Showbiz

Dua Lipa është gati për natën më të madhe të muzikës

 

Televizioni “Entertainment Tonight” e ka realizuar një intervistë të shkurtër me yllin e muzikës pop, Dua Lipa, gjatë provave të saj për edicionin e 63-të të ceremonisë shpërblyese “Grammy”, e cila mbahet të dielën më 14 mars.

Në këtë intervistë, këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore foli për shumëçka, nga zgjedhjet e saj në stilin e modës e deri tek nominimi në disa prej kategorive më të rëndësishme të mbrëmjes.