Showbiz

SHBA-ja i certifikon si “Platinum” albumin dhe dy këngë të Dua Lipës

 

Albumi “Future Nostalgia” dhe dy këngët “Don’t Start Now” dhe “Levitating” të Dua Lipës janë certifikuar me titullin“Platinum” nga Shoqata e Industrisë së Incizimit në Amerikë (RIAA).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua nëpërmjet rrjeteve sociale duke theksuar se kënga “Don’t Start Now” është certifikuar katër herë me titullin “Platinum”.