Showbiz

Pesë filmat më të shikuar në arkat filmike të Amerikës Veriore

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Me hapa të vegjël por të sigurt, gjithçka po i kthehet normalitetit dhe industria e filmit po mundohet t’i bëjë ballë dëmeve të shkaktuara nga pandemia. Me një numër të kinemave duke funksionuar dhe një pjesë të madhe të tyre ende të mbyllura si pasojë e koronavirusit, megjithëkëtë disa filma tashmë kanë filluar të shfaqen në ekran të madh.

Sa i përket arkave filmike të Amerikës Veriore, në pozitën e parë gjatë javës që e lamë pas është renditur filmit i animuar i studios “Disney”, “Raya and the Last Dragon”. Me një debutim të fuqishëm, ky projekt arriti që ta arkëtojë një shumë të konsiderueshme të hollash prej 8.5 milion dollarësh, kurse në javën e dytë të shfaqjes i arkëtoi edhe 5.5 milionë dollarë ekstra.