Showbiz

Ariana Grande, Saweetie, Noah Cyrus pjesë e albumit të ardhshëm të Demi Lovatos

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Demi Lovato, ka zgjedhur një mënyrë mjaft kreative për t’i zbuluar emrat e disa artistëve të shquar të muzikës, të cilët do të jenë pjesë e albumit të saj të ardhshëm.

Këngëtarja 28-vjeçare së fundmi për “The New York Times” tregoi se, bashkëpunimi i saj i shumëpritur me yllin e hitit “Positions”, Ariana Grande, ishte një projekt që në minutën e fundit iu shtua albumit “Dancing With the Devil... The Art of Starting Over”.