Showbiz

Koleksioni me artikuj personal të Janet Jacksonit së shpejti në ankand

Koleksioni me artikuj personal të Janet Jacksonit së shpejti në ankand
Foto: AP
 

Janet Jackson po e shet një koleksion me gjëra personale në një ankand të të famshmëve, i cili pritet të mbahet muajin e ardhshëm.

Ankandi do ta nderojë yllin legjendar të muzikës pop dhe karrierën e saj të jashtëzakonshme katër dekadëshe, që e ndryshoi tregun e muzikës përgjithmonë, si dhe i hapi dyert për gjenerata të shumta artistësh të cilët e ndoqën rrugën e saj drejt suksesit.