Showbiz

Olivia Rodrigo ndanë detaje nga albumi i debutues “Sour”

 

Aktorja dhe këngëtarja 18-vjeçare, Olivia Rodrigo, e cila ka arritur suksese të jashtëzakonshme me këngën debutuese “Driver’s License”, me t’u lansuar për publikun e gjerë në janar të këtij viti, ka ndarë detaje shtesë rreth albumit të saj të parë muzikor, i cili pritet të publikohet më 21 maj.

Albumi i ri e mban titullin “Sour”, dhe i përmban gjithsej 11 këngë në mesin e së cilave edhe hiti rekordthyes “Driver’s License” dhe kënga e lansuar së fundmi, “Déjà vu”.