Showbiz

“Ghostbusters: Afterlife” vazhdimi i tretë i filmave ikonikë të viteve ‘80

 

Pasi dëbohen nga shtëpia e tyre, dy fëmijë dhe nëna e tyre beqare detyrohen të zhvendosen në një fermë në Summerville të Oklahomas, të cilën e kanë trashëguar nga gjyshi i ndjerë. Por kur qyteza fillon t’i përjetojë një sërë tërmetesh të pashpjegueshme, fëmijët e zbulojnë lidhjen e familjes së tyre me shkencëtarët e njohur si “Ghostbusters”, të cilët e krijojnë një pajisje për kapjen e fantazmave dhe të cilët ka kohë që janë shndërruar në mit dhe janë harruar plotësisht nga shoqëria.

Kjo është tema të cilën e trajton filmi i ardhshëm “Ghostbusters: Afterlife” i cili vjen me regji të Jason Reitman dhe skenar të shkruar nga ai dhe Gil Kenan.