Showbiz

Kanye West i mblodhi 1 milion dollarë për familjen e reperit të ndjerë DMX

 

Disa bluza të krijuara në kujtim të reperit DMX, të dizajnuara nga “Balenciaga” me porosi të dhe të markës së modës së Kanye Westit, “Yeezy”, besohet se i kanë mbledhur 1 milion dollarë për familjen e reperit të ndjerë.

Bluzat me mëngë të gjata, përpara e përfshijnë një dizajn grafik të DMX-it mbi të cilin shkruan “R.I.P”, në njërën mëngë shkruhet data e tij e lindjes, në tjetrën data e vdekjes, kurse prapa në bluzë shkruhet “In Memoriam”.