Showbiz

Adele mbush 33 vjet si beqare, ndihet më e lirë se kurrë

Foto: ET Online
 

Këngëtarja britanike, Adele, ka mbushur të mërkurën 33 vjet. Ajo e ka bërë të ditur lajmin se sot feston ditëlindjen, përmes një serie të fotografive që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

“Tridhjetëshja e lirë”, ka shkruar Adele bashkëngjitur me fotografitë të cilat e shfaqin atë në vende të ndryshme, dhe tejet të lumtur.