Showbiz

Camila Cabello dhe Shawn Mendes me projekt për promovimin e shëndetit mendor

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Çifti i njohur i showbizit, Camila Cabello dhe Shawn Mendes, janë bërë bashkë për një projekt të ri i cili fokusohet tek shëndeti mendor.

Dy këngëtarët janë pajtuar të bashkëpunojnë me aplikacionin për mirëqenie, “Calm”, për të diskutuar rreth shëndetit të tyre mendor si pjesë e një projekti të quajtur “Breathe Into It”. Sipërmarrja e tyre e re do ta përfshijë gjithashtu prezantimin e një qendre, e cila ofron këshilla falas për shëndetin mendor si dhe donacione nga aplikacioni “Calm” për aktivistët, organizatat dhe të rinjtë që kanë nevojë për mbështetje.