Showbiz

Marshmello shoqërohet nga Gomez dhe Khalid për të performuar në Finalen e Ligës së Kampionëve

 

Artistët e njohur të skenës së muzikës, Selena Gomez dhe Khalid, do të performojnë bashkë me yllin e muzikës elektronike, Marshmello, në ceremoninë e hapjes së Finales së Ligës së Kampionëve.

Ylli i hitit “Lose You To Love Me” do t’i bashkojë forcat me këngëtarin 23-vjeçar, si performues mysafir në ceremoninë e sivjetme të ngjarjes së rëndësishme sportive, e ku interpretuesi kryesorë do të jetë DJ dhe producenti 29-vjeçar, Marshmello.