Showbiz

Filmi horror “The Conjuring 3” shënon hapjen më të mirë të javës në Amerikë

 

Për të dytën javë rresht, një film horror i kryeson arkat filmike të Amerikës Veriore.

Filmi “The Conjuring: The Devil Made Me Do It” debutoi në pozitën e parë të arkave filmike, falë 24 milionë dollarëve të fituara nga shitja e biletave. Kështu, ky projekt që është vazhdimi i tretë në serinë e filmave të njohur horror, e mundi edhe kampionin e javës së kaluar, “A Quiet Place Part II”, i cili i arkëtoi gjithsej 20 milionë dollarë brenda tri ditëve të shfaqjes.