Showbiz

Jennifer Lopez ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Netflixin

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Ylli i njohur i showbizit dhe filmit, Jennifer Lopez, e ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me platformën digjitale Netflix.

Këngëtarja dhe aktorja 51-vjeçare do t’i prodhojë disa emisione televizive dhe projekte filmike për platformën e njohur, përmes kompanisë së saj “Nuyorican Productions” përgjatë një periudhe disa vjeçare, me ç’rast në fokus do ta ketë prezantimin e aktorëve, shkrimtarëve dhe kineastëve të ndryshëm.