Showbiz

“Spice Girls” gati për ta festuar 25-vjetorin e këngës debutuese “Wannabe” 

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Grupi “Spice Girls” po e publikon këngën e parë të re nga viti 2007, “Feed Your Love”, me rastin e 25-vjetorit të lansimit të këngës së tyre debutuese, “Wannabe”.

Bendi i përbërë nga 5 gra po e shënon këtë datë të veçantë duke e lansuar një album EP me titull, “Wannabe25”, i cili do të jetë në dispozicionin e publikut për shkarkim, nga 9 korriku. Ky incizim e përfshinë versionin origjinal të hitit të tyre që ua solli famën në vitin 1996, një remix të këngës të krijuar nga Junior Vasquez, një demo të padëgjuar të projektit “Wannabe” dhe baladën “Feed Your Love”, e cila i përfshinë vokalet e pesë anëtareve të grupit të incizuara kur ato ishin më të reja në moshë.