Showbiz

Adele do t’i eksplorojë eksperiencat e fundit në albumin e ri muzikor

 

Kantautorja e njohur britanike, Adele, ka vendosur që në albumin e saj të ardhshëm, t’i eksplorojë përjetimet e vjetëve të fundit në jetën e saj personale.

33-vjeçarja Adele, nuk ka lansuar album nga viti 2015 kur e publikoi incizimin me titull “25”, dhe pavarësisht faktit se i ka kaluar këta 12 muajt e fundit duke u fokusuar tek vetja, pas shkurorëzimit nga bashkëshorti, Simon Konecki, këngëtarja duket se është e lumtur të rikthehet në qendër të vëmendjes së publikut.