Showbiz

Priyanka Chopra e Megan Rapinoe, fytyrat e reja të “Victoria’s Secret”

 

Kompania “Victoria's Secret” e ka zbuluar listën e “llojllojshme” të fytyrave të reja, ku përfshihen Priyanka Chopra Jonas dhe Megan Rapinoe.

Priyanka, aktore 38-vjeçare indiane dhe mbrojtëse e të drejtave të komunitetit LGBT, dhe Megan, futbolliste 35-vjeçare, i janë bashkuar një grupi me “ikona të ndryshme” që janë angazhuar “për ta formësuar të ardhmen e markës”, ka raportuar revista “Page Six”.