Showbiz

Christina Aguilera i del në mbrojtje Britney Spearsit

 

Këngëtarja Christina Aguilera po e përkrahë Britney Spearsin në çështjen e kujdestarisë ligjore, të cilën edhe ajo po e quan të papranueshme.

Ylli 40-vjeçar i muzikës, Aguilera, e cila bashkë me Spearsin ishin pjesë e klubit, “The Mickey Mouse Club”, dhe kanë performuar së bashku në disa shou të studios “Disney” gjatë viteve ‘90, beson që ylli i hitit “Toxic” meriton të jetë e lirë të marrë vendime rreth jetës së saj, dhe të jetojë sa më e lumtur që është e mundur.