Showbiz

James Franco paguan gjobë të majme për ngacmim seksual

 

Aktori James Franco ka pranuar që të paguajë 2.2 milionë dollarë për të zgjidhur një çështje ligjore, nën të cilën yllin akuzohej për sjellje të pahijshme seksuale.

Sarah Titer-Kaplan dhe Toni Gaal, që ishin në shkollën e aktrimit “Studio 4” tashmë të shuar të Francos, kanë paditur aktorin në Los Angeles gjatë tetorit të 2019-s. Ato kanë pretenduar se aktori i kishte ngacmuar seksualisht.