Showbiz

Sezoni i dytë i serialit “The Witcher” nga dhjetori lansohet në Netflix

 

Platforma Netflix i ka entuziazmuar jashtë mase fansat e serialit të bazuar në videolojë, “The Witcher”, me publikimin e datës së lansimit të sezonit të dytë të këtij shou rekordthyes. Adhuruesit kanë pothuajse dy vjet që po e presin rikthimin e kryepersonazheve të dramës fantastike, Geralt Of Riva, Yennefer dhe Ciri, në ekran. Por ky projekt pësoi vonesa të realizimit për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Geralt of Riva ndryshe i njohur si “The Witcher”, i bindur se Yennefer e ka humbur jetën në betejën e Soddenit, ai e sjell princeshën Cirilla në vendin në të sigurt që ai e njeh, që është shtëpia ku është rritur. Derisa mbretërit e Continentit, kukudhët, njerëzit dhe demonët luftojnë për të fituar pushtet, Geralt duhet ta mbrojë princeshën Ciri nga diçka shumë më e rrezikshme, fuqinë misterioze që ajo e zotëron përbrenda.