Showbiz

Megan Thee Stallion, reperja e parë në ballinën e revistës “Sports Illustrated”

 

Megan Thee Stallion është rep artistja e parë e cila e hijeshon ballinën e revistës “Sports Illustrated”.

Ylli i hitit “Hit Girl Summer” e pranoi se është një ndjenjë e veçantë që ka arritur të përfshihet në njërën prej tri ballinave të këtij numri të revistës, krahas kampiones së tenisit Naomi Osaka dhe aktores Leyna Bloom, e cila bëhet transgjinorja e parë e nderuar me pozimin për “Sports Illustrated”.