Showbiz

“Sweet Girl” filmi i ri aksion i aktorit Jason Momoa

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Lakmia rezulton si mëkati më i rrezikshëm në filmin e ri, “Sweet Girl”.

Ky projekt fokusohet në historinë e Ray Cooper, një bashkëshort dhe baba i dashur i cili e humb gruan nga sëmundja e kancerit, kjo pasi një kompani farmaceutike e largon nga qarkullimi një ilaç i cili potencialisht do t’ia shpëtonte asaj jetën. Cooper betohet të sjell drejtësi për gruan e tij të ndjerë, duke u vënë kundër kryeshefit ekzekutiv Simon Keeley, i cili me sa duket e kishte orkestruar skemën për t’i hequr këto medikamente nga tregu, për përfitime personale.