Showbiz

Idris Elba e konsideron punën si aktor një lloj terapie për të

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Aktori i njohur britanik, Idris Elba, e shikon punën si lloj terapie për t’u ballafaquar me ndjenjat dhe sfidat e tij personale.

Ylli i filmit “The Suicide Squad 2” adhuron të pranojë role filmike që janë më sfiduese dhe komplekse, dhe shpesh e identifikon veten tek personazhet që i portretizon, përfshirë këtu sfidat me të cilat ata përballen. Elba thotë se jo gjithmonë njerëzit e vërejnë këtë gjë, por ai është mësuar ta trajtojë punën e tij si aktorë, sikur një lloj terapie.