Showbiz

Reagon Dua Lipa, e tmerruar nga komentet homofobike të reperit DaBaby

 

Ylli i njohur i muzikës pop, Dua Lipa, ka reaguar pas komenteve homofobike të reperit DaBaby, me të cilin e ka realizuar hitin e suksesshëm të toplistave muzikore, “Levitating”, duke thënë se është e befasuar dhe e tmerruar nga fjalët që i kishte thënë reperi gjatë performancës së tij në festivalin “Rolling Loud” në Miami.

DaBaby, emri i vërtetë i së cilit është Jonathan Kirk, po merr kritika të shumta online rreth disa komenteve që i kishte bërë në koncert gjatë fundjavës, me ç’rast në skenë e kishte ofenduar komunitetin e homoseksualëve dhe të gjithë personat HIV pozitiv.