Showbiz

“Ghostbusters: Afterlife” vazhdimi i tretë i filmave ikonikë të viteve ‘80

 

Është publikuar traileri zyrtar i filmit të ardhshëm, “Ghostbusters: Afterlife”, i cili vjen me regji të Jason Reitman dhe skenar të shkruar nga ai dhe Gil Kenan.

Ky projekt është vazhdimi i tretë zyrtarë i filmave të njohur të viteve ’80, dhe në rolet kryesore i sjell aktorët Carrie Coon, Finn Wolfhard, Mckenna Grace dhe Paul Rudd, derisa Bill Murray, Dan Aykroyd, Ernie Hudson, Sigourney Weaver dhe Annie Potts i përsërisin rolet e tyre nga filmat origjinal.