Showbiz

“Nuk dua të largohem kurrë”… Dua Lipa po i shijon në maksimum pushimet në Shqipëri

 

Dua Lipa duket se po kalon pushim të bukur në bregdetin shqiptar. Këngëtarja me famë botërore ka postuar në llogarinë e saj në Isntagram foto dhe story nga qëndrimi në një resort në Ksamil, me të cilin duket se është dashuruar.

“Nuk dua të largohem kurrë”, shkruan Dua Lipa në postimin e saj në Instagram. Ndryshe nga disa ditë më parë, ajo e ka shënuar edhe vendndodhjen, duke reaguar pas këshillave nga ndjekësit që i kërkonin t’i tregonte botës se ndodhej në Shqipëri.