Showbiz

Alyssa Milano pëson aksident me veturë

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Aktorja e njohur amerikane, Alyssa Milano dhe xhaxhai i saj, janë përfshirë në një aksident me veturë, të martën më 17 gusht.

Ylli 48-vjeçar i serialit "Charmed" ishte në ulësen e pasagjerit kur xhaxhai i saj, Mitchell J. Carp, I cili po e ngiste veturën, pësoi problem shëndetësor dhe u alivanos.