Showbiz

“Donda” e Kanye Westit e kryeson listën “Billboard 200”

Foto: AP
 

Kanye West është bërë pjesë e listës elitare të këngëtarëve me suksesin e albumit të tij më të fundit, “Donda”. Me publikimin e albumit të tij të dhjetë, reperi 44-vjeçar ka zënë vendin e parë në listën muzikore “Billboard 200”. West tani është një nga shtatë këngatarët me të paktën 10 albume në historinë 65-vjeçare të listës “Billboard 200”.

Grupi “The Beatles” e kryeson listën me 19 albume në “Billboard 200” gjatë karrierës histrorik që filloi me “Meet The Beatles”, në shkurt të 1964-tës.