Showbiz

Babai i Britney Spears paraqitet zyrtarisht në gjykatë për t'i dhënë fund kujdestarisë

 

Babai i Britney Spears ka paraqitur dokumente në një gjykatë në Los Anxhelos për t'i dhënë fund kujdestarisë 13-vjeçare që përfshinte mbikëqyrjen ndaj jetës dhe financave të saja.

Jamie Spears shkroi se vajza e tij “ka të drejtë që kjo gjykatë tani ta marrë parasysh seriozisht nëse kjo kujdestari nuk kërkohet më”.