Showbiz

Sonte yjet e showbizit sjellin glamur mbi qilimin e kuq të ngjarjes “Met Gala”

 

Për herë të parë në histori, ngjarja më e rëndësishme e modës “Met Gala”, e cilësuar si “Oscars” për industrinë e modës do të mbahet më 13 shtator. Çdoherë kjo ngjarje është organizuar në të hënën e parë të muajit maj, për pos në vitin 2020 ku çdo ngjarje e kësaj natyre u anulua shkaku i COVID-19.

Këtë vit fokusi në gala mbrëmjen e përvitshme do të jetë moda amerikane, më saktësisht “Pavarësia e Amerikës”.