Showbiz

Shtëpia e Bardhë fton Minajin për të diskutuar rreth dyshimeve të saj për vaksina

 

Shtëpia e Bardhë e ka ftuar reperen e njohur Nicki Minaj për të diskutuar me njërin nga mjekët e administratës së presidentit Joe Biden, për t’ia sqaruar pyetjet që ajo i ka lidhur me vaksinën kundër COVID-19, pas shkrimit të saj në Twitter ku pretendoi se vaksina shkakton impotencë.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se u ka bërë ftesa të tilla edhe të tjerëve që ishin të shqetësuar për sigurinë e vaksinës, në kuadër të një fushate të marrëdhënieve me publikun për t’i mposhtur dezinformatat e shfrenuara në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e kurave.