Showbiz

Elton John e anulon turneun për shkaqe shëndetësore

 

Ylli i muzikës, Elton John, e ka shtyrë turneun “Farewell Yellow Brick Road” në Evropë dhe në Britaninë e Madhe të planifikuar për vitin 2023, pasi që pret t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjikal pas “një rrëzimi të papritur”.

Këngëtari i famshëm 74-vjeçar e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram të enjten, duke shpalosur hollësi për “pikëllimin e thellë” që ndien për faktin.