Showbiz

Ed Sheeran e tejkalon veten në toplistë me hitin e ri “Shivers”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Këngëtari i famshëm, Ed Sheeran, e zëvendësoi veten në pozitën e parë të toplistës zyrtare të këngëve më të mira në Britani të Madhe, pasi hiti i tij i fundit “Shivers” debutoi në pozitën e parë. Kjo është kënga e 11-të e kantautorit të famshëm që e shënon një sukses të tillë.

“Shivers” që është kënga e tretë e albumit të ardhshëm të yllit britanik të muzikës, shënoi shitje të kënaqshme nga lansimi i saj në treg para një jave.