Showbiz

Vdiq aktori Anthony Johnson në moshën 55-vjeçare

 

Aktori i filmave “Friday”, Anthony Johnson, ka vdekur në moshën 55-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar zëdhënësit e komedianit.

“E kemi humbur një ikonë. Ai do të na mungojë shumë. Anthony na ka lënë me kujtime të mahnitshme të buzëqeshjes, aftësive dinamike të aktrimit, por mbi të gjitha për personalitetin e tij të mirë dhe zemrën prej ari. Lutjet tona shkojnë për gruan e tij Lexis, tre fëmijët e tyre dhe mbarë familjen. Ju kërkojnë t’iu jepni privatësi dhe kohë për ta tejkaluar dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe”.