Showbiz

“BTS” dhe “Coldplay” në garë me yllin Ed Sheeran për pozitë të parë

 

Grupet “BTS” dhe “Coldplay” janë duke u shtyrë për vendin e parë në toplistën e këngëve më të mira në Britani të Madhe, me yllin e njohur të muzikës pop, Ed Sheeran.

Sipas të dhënave të fundit të siguruara nga Kompania Zyrtare e Listave, bashkëpunimi i ri mes grupeve “Coldplay” dhe “BTS” me titull, “My Universe”, ka arritur të pozicionohet në vendin e dytë të toplistës së këngëve më të mira, dhe i duhet t’i shes vetëm edhe 1000 kopje për ta arritur kampionin e kësaj liste, “Shivers”, nga Ed Sheeran.