Showbiz

Regjistri i dasmës së Paris Hiltonit kap shifrën 60.000 dollarëshe

 

Biznesmenia 40-vjeçare, Paris Hilton, do të lidhë martesën me Carter Reum më 11 nëntor dhe të premten çifti publikoi zyrtarisht regjistrin e tyre në Gearys, me artikujt që arrijnë në rreth 60,000 dollarë.

Ndër artikujt më të shtrenjtë në listën e dëshirave të Parisit është një pjatë Hermes prej 500 dollarësh, një tabaka festash Christofle prej 985 dollarësh, një vazo Baccarat prej 4885 dollarësh, e të tjera.