Showbiz

Halle Berry debuton si regjisore me filmin e ardhshëm “Bruised”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Platforma Netflix tashmë i ka publikuar pamjet e para të filmit të ardhshëm, “Bruised”, i cili njëkohësisht e shënon debutimin regjisorial të aktores së shpërblyer me “Oscar”, Halle Berry.

Në këtë projekt që vjen me skenar të Michelle Rosenfarbit, Berry përveç si regjisore vjen edhe në rolin e protagonistes, Jackie Justice. Ajo është një luftëtare e artit marcial e cila largohet nga ky sport e turpëruar. Disa vjet më vonë, e shtyrë nga inati dhe keqardhja ajo e gjen veten të detyruar të përfshihet në një përleshje brutale nga menaxheri dhe i dashuri i saj Desi. Kështu, Jackie e tërheq vëmendjen e një promovuesi të ligës së luftimeve i cili i premton asaj t’ia kthejë jetën në rend. Por, gjërat nuk janë kaq të thjeshta, pasi ajo përballet me një situatë më personale kur takohet me djalin të cilin e kishte braktisur si foshnje.