Showbiz

Jessie J pëson abort spontan, ndihet e shkatërruar

Foto: AP
 

Jessie J ka bërë të ditur se ajo ka pësuar abort spontan, një ditë para koncertit të saj të planifikuar në Los Anxhelos.

Këngëtarja 33-vjeçare e hitit “Domino” kishte bërë të ditur se kishte vendosur të kishte një fëmijë e vetme, dhe po ashtu kishte postuar një fotografi duke mbajtur një test shtatzënie. Mirëpo të martën, nga një vizitë mjekësore e ka kuptuar se foshnjës së saj nuk po i rrihte më zemra.