Showbiz

Albumi i ri i Adeles shitet me shpejtësi marramendëse

 

Albumi i Adeles i titulluar “30” ka arritur në vendin e parë, duke kaluar edhe grupin e famshëm “Abba” duke u bërë albumi më i shitur i vitit deri më tani.

261,000 shitjet e albumit në tabelën e javës së parë do të thotë se ai kaloi me shpejtësi albumin e rikthimit të grupit pop suedez Voyage, i cili u hap me 204,000 shitje.