Showbiz

Clooney refuzoi 35 milionë dollarë për një ditë pune

Foto: AP
 

Ylli i Hollywoodit, George Clooney, ka thënë se i janë ofruar 35 milionë dollarë për një ditë të vetme pune, por që i refuzoi.

Clooney ka sqaruar se oferta ishte që të bënte një reklamë për një kompani fluturimesh, por pasi kishte folur për këtë me bashkëshorten, avokaten e të drejtave të njeriut, Amal, ai kishte vendosur të mos e bëntë.