Showbiz

Kush është figura publike që po e ngacmon Encën?

 

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, i ka bërë sot të gjithë kureshtarë, e gjithë kjo për shkak të një postimi në rrjetet sociale.

“Njerëzit (sidomos personazhet publike) ngjajnë shumë qesharakë kur e bëjnë këtë gjënë”, ka shkruar ajo në postim e saj të shoqëruar me një fotografi në të cilën ka mbuluar shkrimin “ngacmues”.