Showbiz

Yje të shumtë e ndoqën funeralin e disenjatorit të ndjerë Virgil Abloh

 

Kanye West, Drake, Tyler the Creator dhe yje të tjerë të muzikës, e ndoqën funeralin e disenjatorit të ndjerë, Virgil Abloh, në fillim të kësaj jave.

Ceremonia zuri vend në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Chicago, derisa fotografi të shumta kanë filluar të qarkullojnë online ku shihen yje të tillë si, Kanye West, Drake, Tyler the Creator, Kid Cudi dhe Kim Kardashian. Besohet që edhe artistët, Rihanna, Frank Ocean, A$AP Rocky dhe të tjerë ishin të pranishëm në këtë funeral.