Showbiz

“A Journal For Jordan” bashkëpunim i yjeve Denzel Washington dhe Michael B. Jordan

 

“A Journal For Jordan” titullohet projekti i ri i cili vjen me regji të yllit të shpërblyer me “Oscar”, Denzel Washington.

Filmi i takon zhanrit dramë dhe vjen i inspiruar nga historia e vërtetë e rreshterit Charles Monroe King, i personifikuar në film nga Michael B. Jordan, i cili e mban një ditarë ku shkruan fjalë dashurie dhe këshilla për djalin e tij të vogël, gjatë kohës sa është duke shërbyer në Irak.