Showbiz

Rihanna, Beyonce dhe Taylor Swift ndër 100 gratë më të fuqishme në botë

 

Yjet e muzikës, Rihanna, Beyonce dhe Taylor Swift, kanë arritur të bëhen pjesë e listës së “100 grave më të fuqishme në botë” të përpiluar nga revista “Forbes”.

Këngëtarja e hitit “Work”, Rihanna, gjatë kësaj vere iu shtua listës së miliarderëve të botës pasi revista e shquar si bibla e fushës së biznesit, “Forbes”, raportoi se 33-vjeçarja nga Barbadosi e posedon një pasuri prej 1.7 miliardë dollarë, falë karrierës së suksesshme muzikore dhe kompanisë “Fenty” e cila shet produkte të modës dhe bukurisë. Në listën e “100 grave më të fuqishme të botës”, Rihanna e njohur me nofkën Riri, renditet në vendin e 68-të.