Showbiz

Abby Haliti, një tjetër shqiptare me famë në Amerikë

 

Abby Haliti është floktarja me origjinë nga Shkupi e cila migroi në Amerikë në moshën 17 vjeçare e tani është më e kërkuara në New York dhe Hollywood.

Pavarësisht se për të ka shkruar e përditshmja prestigjioze “New York Times” e deri tek magazina “Vogue”, të shtunën ajo ka dhënë intervistën e parë për një medium shqiptarë, atë në emisionin “Fashionista”.